Moti i keq, ARRSH: Ja akset ku duhet të përdoren zinxhirë - Bota Sot
Moti i keq, ARRSH: Ja akset ku duhet të përdoren zinxhirë

Shqipëria

Moti i keq, ARRSH: Ja akset ku duhet të përdoren zinxhirë

Më: 5 janar 2019 Në ora: 10:24
Ilustrim

Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacion lidhur me gjendjen e akseve rrugore dhe kushtet e qarkullimit të automjeteve.

Në Rajonin Verior Shkodër: Nuk ka pasur reshje gjate natës, temperaturat shumë të ulëta, të cilat kanë shkaktuar prezencën e akullit në rrugë.

Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës dhe janë ende duke punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Në akset rrugore Pukë-Fushë Arrëz , Kuben-Vasie, Burrel-Peshkopi, Skuraj-Burrel, është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës dhe qarkullimi është pa probleme.

Pa probleme qarkullohet edhe në aksin Shkodër – Hani i Hotit – Tamarë.

Lëvizja e mjeteve duhet të kryhet me zinxhirë në pjesën fundore të aksit Ura e Cerenecit-Steblevë.

Drejtuesit e mjeteve të vendosin zinxhirë në orët e para të mëngjesit në akset Qafë Bualli-Krastë, Kukës-Ura e Zapodit, dhe Kukës-Bushtricë, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Në akset e Dajtit, sidomos në pjesët fundore të tyre, është punuar për shpërndarjen e kripës dhe pastrim e rrugës nga dëbora. Në të gjitha akset kalohet pa zinxhir.

Në aksin Librazhd-Stëblevë, në segmentin Lunik-Stebleve qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë.

Në aksin Elbasan-Gjinar nuk ka probleme për qarkullimin.

Në aksin Librazhd-Përrenjas-Qafë Thanë është punuar për pastrimin dhe qarkullimi kryhet pa zinxhir.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjatë natës nuk ka pasur reshje dëbore, por temperaturat vazhdojnë të jenë shumë të ulëta. Është punuar në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës dhe pastrimin e kaseve.

Aksi kryesor Qafë-Thanë-Pogradec-Korçë-Bilisht-Kapshticë qarkullohet pa zinxhir.

Korçë-Voskopojë qarkullohet pa zinxhir.

Qarkullimi kryhet me zinxhir në Boboshticë-Dardhë, Qafë Qarri-Ersekë, Liqenas-Doganë Goricë. Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe janë ende duke punuar për pastrimin e këtyre akseve dhe trajtimin e tyre me kripë.

Me zinxhir qarkullohet në pjesën fundore të segmentit Erind-Cajup, si dhe në segmentin Sevaster-Kalivaç.

Në segmentin Ura e Leklit-Përmet është punuar për shpërndarjen e kripës në vendet ku ka ngrica. Qarkullimi rekomandohet të bëhet me kujdes dhe të përdoren gomat e dimrit.

Është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës edhe në aksin Tepelenë-Dorëz-Peshkopi. Qarkullimi kryhet me kujdes.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin gomat e dimrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...