Festat, shqiptarët 'nxitojnë' që të ikin në Greqi, radhë kilometrike në Kakavijë - Bota Sot
Festat, shqiptarët 'nxitojnë' që të ikin në Greqi, radhë kilometrike në Kakavijë

Shqipëria

Festat, shqiptarët 'nxitojnë' që të ikin në Greqi, radhë kilometrike në Kakavijë

Më: 5 janar 2019 Në ora: 11:45
Pritjet e gjata

Për një numër të madh të shqiptarëve që erdhën në atdhe për të kaluar ndërrimin e viteve pranë familjes, pushimet kanë mbaruar. Shumë prej tyre i janë drejtuar pikës kufitare të Kakavijës.

Radha e automjeteve në Kakavijë ka shkuar 3 km, pasi burime nga pika kufitare bëjnë me dije se dogana greke po punon momentalisht vetëm me dy sportele, ndërkohë që ajo shqiptare po punon me 5 sportele.

Por kjo nuk është hera e parë që pala greke punon me dy sportele. Shpesh herë ajo është prononcuar se nuk i punon sistemi elektronik, duke i lënë kështu qytetarët që të presin me orë të tëra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...