Kjo do të jetë dita më e ftohtë e janarit

Shqipëria

Kjo do të jetë dita më e ftohtë e janarit

Më: 5 janar 2019 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve do të na shoqërojne deri të martën e javës që vjen. Më pas meterologët në shërbimin “Meteoalb” parashikojnë një rritje graduale të tyre. Ndërkohë për të shtunën thonë se është dita më ftohtë e muajit.

Të shtunën meterologët e konsiderojnë ditën më të ftohtë të janarit, ndërsa temperaturat më të ulëta janë shënuar në Ersekë dhe Peshkopi.

Adiola Bani shprehet për AbcNews: “Erseka dhe Peshkopia -13 dhe 14 gradë celcius edhe në Tiranë janë shënuar vlera negative në -2 gradë celsius”.

Vlerat negative të termometrit në vendin tonë do të vijojnë të jenë të pranishme deri të martën.  Si pasojë e tyre problematike parashikohet të jenë ngricat në rrugë, kryesisht në zonat malore. Të mërkurën pritet një rritje e lehtë e temperatuarave dhe rikthim i reshjeve.

Adiola Bani: “Erseka dhe Peshkopia vijojnë të mbeten – 10 dhe -11 grdë celsius, ndërsa qytet e tjera do kenë rritje me 1 apo 2 gradë, por qënuk do të ndihen. Dita e mërkurë do të sjellë edhe reshje shiu dhe reshje bore në zonat malore. 15 ditëshi i parë i janarit do jetë i kthejllë dhe me reshje të pakta”.

Meterologët shpjegojnë se i ftohti i këtyre ditëve vjen si pasojë e masave ajrore me origjinë polare të cilat kanë zbritur deri në Mesdhe.

Megjithëkëtë temperaturat që kanë përfshirë vendin nuk janë më të ulëtat regjistruar vitet e fundit në Shqipëri, pasi dy vite më parë vlerat e termometrit kanë tejkaluar -13 gradë celcius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat