Qeveria e Shqipërisë mblidhet sot në Elbasan, çfarë pritet të ndodhë

Shqipëria

Qeveria e Shqipërisë mblidhet sot në Elbasan, çfarë pritet të ndodhë

Më: 6 janar 2019 Në ora: 08:55
Edi Rama

Ditën e sotme, Kryeministri Rama do të zhvillojë një mbledhje të qeverisë në qytetin e Elbasanit. Burimet bëjnë me dije për gazetën “Panorama” se në mbledhjen e sotme të qeverisë në Elbasan do të jenë të pranishëm edhe ministrat e rinj të kabinetit Rama, si ato të dekretuar nga Presidenti Meta, ashtu edhe ato të padekretuar.

Takimi bëhet në një kohë kur qeveria pritet të vendosë objektivat e saj të reja për vitin 2019, ku krahas angazhimeve politike siç janë zgjedhjet vendore, në krye të objektivave do të jetë gjithashtu edhe procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kjo, pasi në muajin qershor do të jepet verdikti i radhës për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Në takim pritet të jetë edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat