Moti i keq në vend, ARRSH paralajmëron: Këto akse duhen kaluar me zinxhirë

Shqipëria

Moti i keq në vend, ARRSH paralajmëron: Këto akse duhen kaluar me zinxhirë

Më: 6 janar 2019 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton mbi situatën e rrugëve në vend si pasojë e motit të keq.

ARRSH bën me dije se në të gjitha akset kryesore të vendit nuk ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve, pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulëta.

Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës duke pastruat dhe trajtuar me kripë rrugët, kujdes i veçantë është treguar në zonat me prezencë akulli.
Rekomandohet të kalohen me zinxhir rrugët: Qafë Qarri-Ersekë; Kot-Sevaster; Erind-Çajup; Ura e Cerenecit-Sterblevë-Lunik; pjesërisht Boboshticë-Dardhë.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat