Të rinjtë shqiptarë ‘harrojnë’ temperaturat nën zero dhe hidhen në ujë për të vijuar traditën

Shqipëria

Të rinjtë shqiptarë ‘harrojnë’ temperaturat nën zero dhe hidhen në ujë për të vijuar traditën

Më: 6 janar 2019 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Qyteti i ujit të bekuar, me traditën më të lashtë dhe të pandërprerë prej më shumë se 2.400 vitesh, ka mbledhur paraditen e kesaj të diele qindra banorë të Beratit dhe rrethinave, për të parë nga afër hedhjen e kryqit në shtratin e lumit Osum.

Kryqi u hodh në lumë nga At Petraq Simsia, ndërsa dhjetëra të rinj kanë sfiduar temperaturat e ulëta për ta kapur atë.

Kësaj radhe, fati ishte me të riun nga lagjja “Goricë”, Konstandin Musha, i cili arriti ta nxjerrë kryqin dhe t’ia dorëzojë sipas riteve drejtuesve të kishës.

Dita e ujit të bekuar është përkujtuar edhe në qytetin e Durrësit, ku ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë është bërë në basenin e Portit të Durrësit. Kryqin këtë vit e nxori nga uji i riu Ersi Papajorgji, i cili falënderoi Zotin për bekimin që i dha në këtë ditë të shënuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat