"Oxhak 18 mijë euro"-Paloka: Rama përdor gruan për të fshehur luksin dhe pasurinë

Shqipëria

"Oxhak 18 mijë euro"-Paloka: Rama përdor gruan për të fshehur luksin dhe pasurinë

Më: 6 janar 2019 Në ora: 13:43
Edi Paloka

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se kryeministri "përdor" bashkëshorten për të fshehur pasuritë e tij. Sipas Palokës, vetëm oxhaku i studios private ku jetonte kryeministri kushton 18 mijë euro, ndërsa krejt banesa 400 mijë euro.

Reagimi i plotë i Edi Palokës: 

Jo shumë larg në kohë, një dokument i brendshëm i OSBE-së, e rendiste Edi Ramën, Kryetar i Bashkisë së Tiranës, si një nga politikanët më të pasur në Evropë me një pasuri të fshehur 200 milionë euro. 

Damka e një njeriu që jeton në luks iu rikthye ditët e fundit me oxhakun 18 mijë euro që ngrohte studion e punëve të tij private dhe me shtëpinë superluksoze në Surrel. 

Njësoj si njerëzit e tij në hall për të fshehur pasurinë, edhe Edi Rama përdori si mburojë gruan, që në këto raste qëllon edhe kursimtare, edhe nikoqire. 

Edi Rama e nisi karrierën me 10 milionë lekë dhe sot, vetëm vlera e shtëpisë superluksoze në Surrel është deklaruar 400 milionë lekë. 

Tokën ku është ndërtuar shtëpia ia ka blerë gruaja, dasmën e bën me kursimet e gruas, shtëpinë e paska ndërtuar me kursimet e gruas. 

Çfarë kuptuam nga kllouni që kemi për Kryeministër është se gruaja e Edi Ramës qenka më punëtore dhe më kursimtare se mami i Erion Veliajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat