Moti për 24 orët në vazhdim, temperatura deri në – 12 gradë, ja parashikimi

Shqipëria

Moti për 24 orët në vazhdim, temperatura deri në – 12 gradë, ja parashikimi

Më: 6 janar 2019 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Edhe përgjatë dy ditëve të ardhshme do të kemi rënie të ndjeshme temperaturash, ku dita e hënë pritet të jetë më e ftohta.

Në kryeqytet do të arrijnë në -3 gradë, ndërsa Korça do të jetë qyteti më i ftohtë ku temperaturat do të arrijnë në -12.

Ja parashikimi i motit për 24 orët në vazhdim nga IGJEUM

Reshjet

Sot pasdite (e diel dt.06) dhe nesër (e hënë dt.07) priten reshje lokale të dobëta në zonat malore në shumicën e qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ato do të jenë në formë dëbore.

Temperaturat

Ato do të mbeten të ulëta për shkak të masave ajrore arktike, të cilat pritet të qëndrojnë në rajonin tonë deri ditën e martë (dt.08). Kjo do të sjellë ngrica gjatë natës në të gjithë vendin, ndërsa në vendet malore do të ketë ngrica edhe gjatë ditës.
Më konkretisht, nesër (e hënë dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: -1 / 7 °C

në vendet e ulëta: -3 / 4 °C

në vendet malore: -12 / -4 °C

Era

Sot pasdite (e diel dt.06) pritet të fryjë e lehtë, ndërsa nesër (e hënë dt.07) mesatare deri e fortë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat