Masakroi me thikë gruan se ishte xheloz... policia greke kap shqiptarin 45 vjeçar

Shqipëria

Masakroi me thikë gruan se ishte xheloz... policia greke kap shqiptarin 45 vjeçar

Më: 6 janar 2019 Në ora: 16:20
Sherri kishte nisur për shkak të një xhelozie që 45 vjeçari mbarte përkarshi gruas së saj.

Policia greke ka arritur të kapë 45 vjeçarin shqiptar që masakroi me thikë gruan e tij për arsye krejt banale.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në Korinth të Greqisë. Mirosh Bardhi e priti gruan jashtë shtëpisë ku ajo punonte dhe pas debateve të shumta e goditi disa herë me thikë. Anxhela Bardhi arriti t’i mbijetonte masakrimit dhe aktualisht po lufton me vdekjen në spitalin e Athinës, ku dhe ndodhet në gjendje kome. Doktorët po bëjnë ç’është e mundur për ta mbajtur gjallë, por situata duket e rëndë.

Sherri kishte nisur për shkak të një xhelozie që 45 vjeçari mbarte përkarshi gruas së saj.

Kujtojmë se pak ditë më parë në Korfuz i gjithë opinionin publik u trondit nga vrasja makabre që babai shqiptar Aleko Petro i bëri të bijës, 29 vjeçares Anxhelina Petro. Aleko Petro e goditi 7 herë me shufër hekuri në kokë të bijën vetëm sepse nuk pranonte që e bija ishte e lidhur me një djalë me origjinë afgane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat