Mbledhja e Qeverisë në Elbasan, Rama: Në fokus rritja e punësimit

Shqipëria

Mbledhja e Qeverisë në Elbasan, Rama: Në fokus rritja e punësimit

Më: 6 janar 2019 Në ora: 17:21
Mbledhja informale e qeverisë në Elbasan

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twiiter pas mbledhjes informale të qeverisë në Elbasan. Rama thotë se në fokus të diskutimeve ka qenë rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase për vitin 2019.

Gjithashtu sipas kryeministrit Edi Rama në fokus për këtë vit është edhe përmirësimi i infrastrukturës së shërbimeve publike dhe rekrutimi në administratë i të rinjve që përfundojnë me mesatare 9-10.

“Ditë diskutimi për sfidat e 2019 sektor për sektorNë fokus rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase;përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike;masat e reja Antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10#PS #Reforma #Skuadër #Lidership”- shkruan Rama.

Në mbledhjen informale që nisi në orën 09:00 ishin të pranishëm ministrat e shkarkuar nga Rama dhe ministrat e sapoemëruar. Gjithashtu të pranishëm në mbledhje ishin edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat