Nesër zhvillohet gara për kreun e institucionit që “tmerron” politikanët shqiptarë

Shqipëria

Nesër zhvillohet gara për kreun e institucionit që “tmerron” politikanët shqiptarë

Më: 6 janar 2019 Në ora: 17:23
Mbledhja do të fillojë në orën 10:00

Të hënën Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë mbledhjen e radhës ku në rend të ditës është hapja e garës për kandidatët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK.

Mbledhja do të fillojë në orën 10:00 dhe pas çeljes së kësaj gare, çdo prokuror që kërkon të jetë pjesë e strukturës që do hetojë zyrtarët e lartë dhe krimin e organizuar, mund të dorëzojë dokumetacionin pranë KLP-së. Kandidatet duhet të kalojnë filtrin e  pasurisë dhe verifikimit të figurës, si dhe të kenë 10 vite ekseperiencë pune në luftën kundër krimit të organizuar, kriter që plotesohet nga prokurorët e krimeve të rënda.

Gjithashtu ata duhet të plotësojnë një deklaratë më shkrim prej tyre dhe anëtarëve të afërt të familjes, ku pranojne se komunikimet telefonike të tyre do të jenë objekt vëzhgimi, duke hequr dorë nga privatësia. Vetëm pas plotësimit të këtyre kushteve ata mund të aplikojnë për SPAK. E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me ata gjqytarë që duan të jënë pjesë e Gjykatës Antikorrupsion, e cila zëvendëson Gjykatën e Krimeve të Rënda. Kjo gjykatë duhet të konstituohet brenda dy muajsh.

Në dispozitat kalimtare parashikohet se fillimisht në Gjykatën Speciale do të asistojnë gjyqtarët e krimeve të rënda. Ata kanë afat deri në 12 Shkurt për të dhënë pëlqimin e tyre për të kaluar gjyqtarë në SPAK. Ashtu si në rastin e prokurorëve, edhe gjyqtarët duhet të heqin dorë nga privatësia e komunikimeve telefonike. Kjo gjykatë do të ketë objekt të saj vetëm krimin e organizuar dhe korrupsionin duke ia kaluar rretheve veprat penale si trafiku ndërkombëtar i drogës, vrasjet në familje apo edhe vrasjet për shkak të detyrës. Por që Gjykata e Posaçme të jetë aktive, duhet të ngrihet fillmisht Prokuroria Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat