Vështirësi në qarkullim në disa zona të vendit

Shqipëria

Vështirësi në qarkullim në disa zona të vendit

Më: 6 janar 2019 Në ora: 17:48
Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të përdorin zinxhirët

Moti i ftohtë me temperatura nën zero gradë, ka krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse kombëtare në pjesën verirore dhe juglindore të vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të përdorin zinxhirët në akset Qafë Qarri-Ersekë, Kot-Sevaster, Erind-Çajup, Ura e Cerenecit-Sterblevë-Lunik dhe pjesërisht në rrugën Boboshticë-Dardhë.

Segmentet e tjera të vendit janë të kalueshme pa zinxhirë. Sipas Autoritetit Rrugor, aktualisht asnjë nga akset kombëtare nuk është i bllokuar, ndërsa kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve kanë punuar gjatë natës për të pastruar borën dhe kanë trajtuar me kripë vendet me prezencë akulli.

ARRSH rekomandon që të respektohet sinjalistika dhe automjetet të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, sidomos në pjesët ku është i detyrueshëm kalimi me zinxhirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat