Kush janë viktimat e aksidentit tragjik në Levan - Tepelenë

Shqipëria

Kush janë viktimat e aksidentit tragjik në Levan - Tepelenë

Më: 6 janar 2019 Në ora: 19:58
Levan-Tepelenë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë

Raportohet se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 5 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele (6 janar) në fshatin Varibob dhe në aksident janë përfshirë një autobus dhe një makinë.

Mësohet se viktimat e aksidentit janë Durim Lamaj 50 vjeç dhe Fetah Shahaj 64 vjeç.

Në vendngjarje ka qenë edhe një autobus i ndaluar, pasagjerët e të cilit kishin zbritur për të pushuar, por janë përplasur nga automjeti. 

Autobusi ishte i linjës Gjirokastër-Tiranë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat