Si paraqitet situata e rrugëve të Shqipërisë pas reshjeve të borës

Shqipëria

Si paraqitet situata e rrugëve të Shqipërisë pas reshjeve të borës

Më: 6 janar 2019 Në ora: 21:50
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar në të gjitha akset kryesore të vendit nuk ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve, pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulëta.

Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës duke pastruar dhe trajtuar me kripë rrugët, kujdes i veçantë është treguar në zonat me prezencë akulli.

Rekomandohet të kalohen me zinxhir rrugët: Qafë Qarri-Ersekë; Kot-Sevaster; Erind-Çajup; Ura e Cerenecit-Sterblevë-Lunik; pjesërisht Boboshticë-Dardhë.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. 

Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat