I ftohti arktik ‘pushton’ Shqipërinë/ A do të ketë borë në Tiranë? Ja çfarë thonë meteorologët

Shqipëria

I ftohti arktik ‘pushton’ Shqipërinë/ A do të ketë borë në Tiranë? Ja çfarë thonë meteorologët

Më: 6 janar 2019 Në ora: 23:31
Foto ilustrim

Sipas parashikimeve të meteorologëve, Ballkani pritet të goditet sërish nga vorbulla polare që do të sjellë temperatura të ulëta, rreshje bore dhe ciklon gjatë mesit të janarit.

Midis 7 dhe 13 janarit temperaturat do të vijojnë të ulen në Shqipëri, ku më ekstremet do të jenë Korça, deri në -20 gradë celcius, Kukësi me -13C, Peshkopi -14C, Bajram Curri -16C, Ersekë -14C, Përmet -12C.

Në Tiranë termometri mund të shënojë -7 gradë celcius gjatë ditës së nesërme ndërsa 6 është temperatura më e lartë. Po nesër, të mërkurën dhe të premten ka një shans të vogël për rreshje bore në kryeqytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat