Rryma shumë të ftohta ajrore nga Rusia prekin Shqipërinë

Shqipëria

Rryma shumë të ftohta ajrore nga Rusia prekin Shqipërinë

Më: 7 janar 2019 Në ora: 07:21
Foto ilustrim

Europa Juglindore  do të mbetet në aktivitetin e rrymave ajrore me origjinë Arktike të cilat duke depërtuar nga Rusia drejt territorit të Shqipërisë do të ifluencojnë  temperatura shumë të ulëta.

E hënë, 7 janar 2019

Fillimi i javës, 7 janar 2019 vendi ynë do të preket nga rryma ajri shumë të ftohta, moti do të jetë me kthjellime  dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do të jetë  me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të  jetë i forcës 4 me  lartësi  vale 1,5  – 2,0 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie në të dyja vlerat.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore           -14/-3°C 

Zonat e  ulëta           -6/7°C

Zonat  bregdetare    -3/8°C

E martë, 8 janar 2019

E martë, 8 janar 2019:  moti do të jetë me kthjellime  dhe vranësira të pakta  por temperaturat do të kenë një tjetër rënie ekstreme. Era do të jetë  me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës 4 me  lartësi  vale 0,5  – 1,0 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie në të dyja vlerat.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore           -17/-4°C 

Zonat e  ulëta           -8/6°C

Zonat  bregdetare    -4/6°C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat