Protesta para kryeministrisë, studentët: Na i kanë shantazhuar prindërit

Shqipëria

Protesta para kryeministrisë, studentët: Na i kanë shantazhuar prindërit

Më: 7 janar 2019 Në ora: 10:53
Protestat e studenteve

Të mbledhur në një numër të konsiderueshëm para Kryeministrisë, studentët kanë nisur protestën e tyre për të kërkuar realizimin e të gjitha kërkesave të tyre.

Vendimi i Këshillit të Ministrave, që Rama publikoi para pushimeve të fundvitit me disa favore të studentëve, por jo kërkesave të tyre të plota, për studentët është vetëm një kamuflim. Ata kërkojnë që të mblidhet parlamenti, dhe të ndryshohet ligji i arsimit të lartë.

“VKM, kryeministri i ndryshon në cdo moment. Duhet votimi i plotë i kërkesave tona të bëhet në parlament dhe të amendojë ligjin, që kushdo të vijë në qeveri mos të guxojë ta prekë ligjin e arsimit të lartë”, tha një prej studentëve protestues.

Për disa student që kanë tentuar  të shkojnë në auditore, shokët e tyre në protestë u shprehën se është një nënshtrim ndaj sistemit që nuk duhet të ndodhë.

“Qëndroni të bashkuar, merrni shkokët edhe shoqet, kjo protestë është për gjithë rininë”, u shpreh një i ri.

Ndërkohë, një nga studentët organizatorë të protestës, pa bërë publik emra, tha se “kanë shantazhuar prindërit që fëmijët e tyre të shkojnë në fakultete”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat