Rama flet për pengmarrje të protestës së studentëve

Shqipëria

Rama flet për pengmarrje të protestës së studentëve

Më: 7 janar 2019 Në ora: 12:41
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama reagoi përmes nje postimi ne Twitter lidhur me protesten e studenteve.

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka komentuar mbylljen e dyerve të fakulteteve nga studentët. Rama thotë se kjo është prova se protesta e studentëve është marrë peng. Shefi i mazhorancës thekson se protesta shembullore e studentëve ka kaluar tashmë në fazën e realizimit të kërkesave.

"Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një Dialogu të brendshëm për objektivat specifikë të çdo fushe studimesh #MeStudentët", shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat