Dosja ‘Habilaj’ shkon në Gjykatë

Shqipëria

Dosja ‘Habilaj’ shkon në Gjykatë

Më: 7 janar 2019 Në ora: 12:42
Saimir Tahiri dhe Mojsi Habilaj

Përfundojnë hetimet dhe dërgohet në gjykatë dosja për dosjen ‘Habilaj’.

Ndërsa ende nuk dihet fati i dosjes ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Burime thonë se prokuroria do të kërkojnë sërish afate të reja për hetimin ndaj tij, ndërsa pjesëtarët e tjerë të grupit ‘Habilaj’ do të përballen me akuzat ndaj tyre në gjykatë.  Dy letërporosi të reja janë dërguar për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, drejt Malit të Zi dhe Italisë

Gjasat janë që hetimet për Tahirin të mos mbyllen më 19 janar pasi prokurorët pritet të kërkojnë një tjetër tjetër zgjatje të hetimeve.  Dy ditë më parë prokurorët Dritan Prenci dhe Vladimir Mara kanë udhëtuar drejt Italisë pr të bërë verifikimet.

9 të pandehurit, Mojsi Habilaj, Florjan Habilaj Armando Kocerri, Fatmir  Minaj, Nezar seiti, Sabaudin Cela, Tigrens Mezuaraj, Maridjan Sulaj Armando Sulaj kanë përfunduar në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Disa prej të akuzuarve ndodhen në Itali e disa në Shqipëri.

Ata akuzohen për disa vepra të rënda penale, si krijim dhe drejtim të organizatës kriminale, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat