Moti i keq, ARRSH: Bora izolon disa fshatra në veri të vendit - Bota Sot
Moti i keq, ARRSH: Bora izolon disa fshatra në veri të vendit

Shqipëria

Moti i keq, ARRSH: Bora izolon disa fshatra në veri të vendit

Më: 7 janar 2019 Në ora: 12:51
Ilustrim

Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacion lidhur me situatën në vend si pasojë e motit të ftohtë. Sipas informacioneve të marra nga strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë e strukturat tjera përgjegjëse nuk ka probleme që kanë të bëjnë me Emergjencat Civile.

Akset rrugore nacionale:

Aktualisht të gjitha akset nacionale rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme normalisht.

Është punuar dhe po punohet nga firmat kontraktore për pastrimin dhe mbajtjen në gatishmëri te tyre si dhe hedhje kripe në segmentet problematike.

Në bashkinë Kukës:

Gjendja e rrugëve rurale në inventar të bashkisë është si më poshtë:

Është e bllokuar rruga në drejtim të Njësia Administrative Arrën.

Rrugët në Njësinë Administrative Kalis dhe Grykë Çajë janë të kalueshme por me vështirësi.

Për rrugët e Njësisë Administrative Zapod po punohet për hapjen e lidhjen e fshatrave ndërmjet tyre. Në rrugën Kukës- Shishtavec rruga po pastrohet dhe hidhet kripë nga mjetet e Bashkisë Kukës

Puna do të vazhdojë dhe sot nga bashkia për ti bërë efiçente dhe këto pjesë rrugësh.

Në bashkitë Tropojë dhe Has :

Të gjitha rrugët janë të kalueshme normalisht.

Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun.

Aktualisht ka pak reshje bore ne qytet dhe zonat e ulëta, në zonat malore mesatare.

Ditët e para të janarit 2019 u shoqëruan me reshje dëbore në Korçë, Gjirokastër, Kukës, Tropojë e të tjera qytete të vendit. Situata u paraqit më e rënduar në qarkun e Kukësit.s

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...