Maskat rrahin barbarisht kambistin në Tiranë, dalin pamjet e biznesmenit të gjakosur

Shqipëria

Maskat rrahin barbarisht kambistin në Tiranë, dalin pamjet e biznesmenit të gjakosur

Më: 7 janar 2019 Në ora: 13:29
Një kambist është rrahur e lënë i gjakosur pa para nga dy persona të maskuar të cilët i janë afruar dhe e kanë vjedhur

Një rast i dhunës dhe grabitjes ka ndodhur në mes të ditës, vetëm 100 metra larg komisariatit nr.3 të policisë së Tiranës.

Një kambist është rrahur e lënë i gjakosur pa para nga dy persona të maskuar të cilët i janë afruar dhe e kanë vjedhur.

Denoncimi është bërë publik nga qytetarët pasi të shumtë kanë qenë ata që e kanë parë të gjithë skenën live, sot rreth orës 10:30 në kryeqytet. Fotot e ngjarjes janë bërë publike nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan këto fjalë në lidhje me ngjarjen:

Maskat pergjakin kambistin ne mes te Tiranes!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital dhe shikoni fotot e tij. sb

Pershendetje Doktor, grabitet kambisti ne mes te dites , ne zemer te kryeqytetit, ne rrugen e mbushur plot me biznese dhe ne sy te qindra qytetarve qe po kalonin ne ate moment dhe pane ngjarjen. Ngjarja ndodhi sot ne oren 10:30 dhe vetem 100 metra larg komisariatit nr 3, ne rrugen Mine Peza. Policia vjen 15 minuta me vones dhe ambulanca edhe pse ishte njoftuar nuk erdhi fare! Mjer ne ku jemi katandisur. Ishin 2 veta me motorr me maska qe e kan goditur. I demturi eshte pronari exchange te kryqezimi i rruges mine peza.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat