Sipas socialistit tritolin në shtyllën elektrike e ka vënë... Sali Berisha

Shqipëria

Sipas socialistit tritolin në shtyllën elektrike e ka vënë... Sali Berisha

Më: 7 janar 2019 Në ora: 13:37
Ilustrim

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka hedhur akuza në drejtim të ish kryeministrit Sali Berisha në lidhje me shpërthimin e tritolit që ndodhi këtë të hënë në një shtyllë elektrike në Fushë- Krujë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Balla thotë se pas tritolit fshihet ish kryeministri.

“O Sali! Po si nuk hoqe dorë as nga shtyllat e tensionit mor burrë i dheut! Kishe ca kohë e kishe harruar këtë “sport” po aha, plakesh e rrjedh po nuk heq dorë ti jooo…

Bam aty e bum atje të shkoi kjo jeta demokratike, se ne atë jetën komuniste e kishe urdhëro këtej e siurdhëron andej!”, shkruan Balla

Si ndodhi ngjarja

Një shtyllë e tensionit të lartë Tiranë2-Podgoricë, që përbën 50% e konsumit energjitik në të gjithë vendin, ka rënë pre e një shpërthimi tritoli.

Ky sulm që është kontastuar sot e që kategorizohet tek ato terroriste, nuk dihet se kur mund të ketë ndodhur.

Megjithatë nga informacionet e para mësohet se eksplozivi është vendosur në shtyllën 400 kv të linjës së tensionit të lartë dhe se ka dëmtuar konkretisht një nga këmbët e shtyllës së linjës, e cila ndodhet në afërsi të gurores së fabrikës së vjetër të cimentos. 

Njësitë speciale të OST janë aktualisht duke ndërhyrë për të shmangur stakimin e kësaj linje që do të kishte pasoja shumë të rënda në furnizimin me energji elektrike në vend. 

Kjo linjë injekton flukse energjie që përbëjnë 50% e konsumit në të gjithë vendin.

Ndërkohë, OST ka kryer edhe veprimet proceduriale në organet e drejtësisë, me synim gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë.

Ng ana tjetër, policia deklaron se nuk dihet se kur mund të ketë ndodhur ky sulm, që kategorizohet tek ato terroriste, pasi sipas saj OST ka mbi një muaj që nuk bërë kontroll të shtyllave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat