“Paketa” e re e studentëve: Dialogu me KM dëmton rëndë veten e njerëzit rreth teje

Shqipëria

“Paketa” e re e studentëve: Dialogu me KM dëmton rëndë veten e njerëzit rreth teje

Më: 7 janar 2019 Në ora: 14:49
Protestat e studenteve

Në protestën e parë të studentëve për vitin 2019 nuk ka munguar kreativiteti në shpalosjen e mesazheve kundër qeverisë dhe asaj që Rama e cilësoi vjet si paketa për studentët.

Njëri prej protestuesve ka ardhur sot me një “paketë” cigareje të tijën, e cila ka një paralajmërim për vetë studentët dhe Ramën.

Paketa e cigareve mban vulën e kryeministrisë dhe në sfond ka piktura të Ramës. Krijimi ishte një ndër të disata banderolat e mesazhet që studentët shpalosën këtë të hënë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat