Pas 12 vitesh nëna do e shohë të bijën me sytë mbyllur... vjen nesër trupi i pajetë i Anxhelinës - Bota Sot
Pas 12 vitesh nëna do e shohë të bijën me sytë mbyllur... vjen nesër trupi i pajetë i Anxhelinës

Shqipëria

Pas 12 vitesh nëna do e shohë të bijën me sytë mbyllur... vjen nesër trupi i pajetë i Anxhelinës

Më: 7 janar 2019 Në ora: 19:18
Anxhelina Petro

Media greke ka njoftuar këtë të hënë se ditën e nesërme do të vijë drejt Shqipërisë (në Berat) trupi i pajetë i 29 vjeçares Anxhelina Petro, vajza shqiptare e cila u masakrua nga i ati Aleko Petro më 2 janar në Korfuz.

Mjeku ligjor ka përfunduar të gjitha procedurat ligjore dhe prokurori ka urdhëruar dërgimin e trupit të të ndjerës drejt Shqipërisë, një kërkesë që u bë nga nëna e Anxhelinës, e cila deklaronte pak ditë më parë se kishte 12 vite që nuk shihte vajzën e saj. Trupi i Anxhelinës do të varroset kësisoj në Berat ng familja e nënës së saj, e cila prej vitesh ishte ndarë nga Aleko Petro.

Ky i fundit ndodhet në burg në Greqi dhe ka pranuar vrasjen, duke thënë se është penduar thellësisht për krimin dhe se gjithçka ndodhi në debat e sipër teksa gjakrat ishin të ndezur.

Kujtojmë se Aleko Petro debatoi me të bijën për shkak të lidhjes që ajo kishte prej kohësh me një djalë afgan, dashuri të cilën shqiptari nuk e pranonte. Në debat e sipër në shtëpinë e tij, Aleko Petro e ka qëlluar plot 7 herë me një shufër hekuri të bijën në kokë, duke e lënë të vdekur. Më pas ai e ka varrosur 29 vjeçaren në oborrin e shtëpisë.

Policia ka arritur ta gjendë vajzën pas denoncimi të të dashurit, e madje dhe ndihmës së qenit të Anxhelinës, i cili ka qëndruar në vendin ku ka qenë varrosur pronarja e tij. Madje qeni ka qëndruar për ditë me rradhë në derën e shtëpisë së Aleko Petros, në pritje të Anxhelinës, një ngjarje e raportuar gjerësisht dhe në median greke.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...