Berisha: Rama po i jep ministrinë e Jashtme një njeriu që mbështet ndarjen e Kosovës

Shqipëria

Berisha: Rama po i jep ministrinë e Jashtme një njeriu që mbështet ndarjen e Kosovës

Më: 7 janar 2019 Në ora: 21:17
Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha komenton ndryshimet në qeveri të bëra nga kryeministri Rama.

Sipas tij Rama ia dha financat një personi që falimentoi fondin.

“Mori Belindën që kalonte Riformaton për transportin e drogës”, tha ai në Ora News.

Për Berishën emërimi në ministrinë e Jashtme të të riut nga Kosova, Gent Caka tregon se po mbështet projektin për ndarjen e Kosovës.

“Ky njeri vihet sepse është mbështetës i projektit të ndarjes së Kosovës. Unë nuk kam asnjë paragjykim prej krahinës, por ky zotëri përfaqëson më shumë se këdo tjetër Beogradin”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat