Balla: Në 2021 fitojmë mandatin e tretë. Ndryshimi i ministrave nuk lidhet me protestën - Bota Sot
Balla: Në 2021 fitojmë mandatin e tretë. Ndryshimi i ministrave nuk lidhet me protestën

Shqipëria

Balla: Në 2021 fitojmë mandatin e tretë. Ndryshimi i ministrave nuk lidhet me protestën

Më: 7 janar 2019 Në ora: 21:57
Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një interviste televizive u shpreh i bindur se PS do të shpallet fituese edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

“Në vitin 2021 janë zgjedhjet e ardhshme qeveria jonë do rikonfirmohet. PS do rikonfirmohet për një mandate të tretë qeverisës. Kemi miratuar Ligjin për Arsimin e Lartë, ka pasur vonesa për implementimin e tij, e pranojmë, por duhet theksuar se është një nga Ligjet më të mira që mund të kishim për arsimin e lartë. Ky Ligj do të forcojë maksimalisht universitetet. Ligji Arsimit të Lartë i jep autonomin universiteteve, që këto institucione të funksionojnë në mënyrën më të mirë. Përfaqësuesi i qeverisë në universitet do jetë i zgjedhuri i studentëve…”,  – tha Balla.

Sa i takon, ndryshimeve në qeveri, Balla u shpreh se ndryshimet e bëra nga Kryeministri Rama s’kanë lidhje me protestën e studentëve.

“E para është që duhet të kuptojmë që s’ka lidhje protesta me ndryshimet në qeveri. Sigurisht që qeverisja ka në një moment të caktuara, bënë dhe ndryshime në përfaqësim e vet. Secili prej tetë ministrave të qeverisë sonë, meriton gjithë respektin për të gjithë kontributin që ka dhënë, për suksesin dhe për ndonjë mos realizim brenda një afati të caktuar”,  – tha Balla.

“Ne kemi një raportim 6-mujor të performancës së çdo ministri. Në korrik të vitit të shkuar kemi bërë një analizë për çdo Ministri. Çdo ministër ka parë përmes një matrice se ku ka arritur në këtë drejtim dhe në atë moment (në korrik) spati nevojë për ndryshime. Tashmë në këtë moment të dytë, Kryeministri që ka mbështetjen e plotë të asamblesë së PS, siç u dëshmua, mori vendimin për ndryshime në qeveri, dhe tashmë kemi katër deputetë që bëhen ministra dhe katër ekspert që bëhen ministra”, – tha Balla.

Duke folur për dekretimet, Balla tha se Presidenti i Republikës nuk ka tagrin për të refuzuar dekretimet.

“Se besojë se Meta do shkeli kushtetutën”, – vijoi Balla

Balla: Dialog i barabartë mes Kosovës e Serbisë

Për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Balla nënvizoi se mbështet dialogun e barabartë mes dy vendeve.

“Ne si PS, por dhe si individ, mbështesim vetëm dialogun e barabartë mes shtetit sovran të Kosovës dhe Serbisë. Qëndrimi i çdo shqiptari që i do të mirën shqiptarisë, që ne duhet të mbështesim dialogun me Serbinë, për një zgjidhje përfundimtare dhe në harmoni të potë me SHBA”, – tha Balla.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...