Ndryshimet në qeveri, Manjani: Maskë e re për të larë mëkatet e së shkuarës

Shqipëria

Ndryshimet në qeveri, Manjani: Maskë e re për të larë mëkatet e së shkuarës

Më: 7 janar 2019 Në ora: 22:30
Manjani

Në emsionin “Open” të gazetares Eni Vasili në Top Channel u diskutua për qeverinë “Rama 3”.

Ndryshimet në qeveri u konsideruan nga ana e ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, si një “maskë e re për të larë mëkatet e së shkuarës”.

“Ishte diçka e pritshme, e analizuar, e parë dhe e dukshme dhe s’kishte lidhje me protestën e studentëve. E dinte vetëm ai. 

Do të hyjnë në zgjedhje me maskën e re. Do të hyjnë në zgjedhje me kryearmikun Bushati i cili ka bërë disa krime të rënda dhe në ditët në vijim në portale do kemi gjëra… Do shpallen armiq këta… 

Do thonë do bashkohemi me Kosovën, me Malin e Zi, por asgjë s’do të ndodhë sepse është një maskë e re që vihet, një strategji politike e pastër. Nuk ka ndryshuar asgjë, është e njëjta qeveri”, u shpreh Manjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat