Në këtë ditë edhe Tirana do zbardhet nga bora

Shqipëria

Në këtë ditë edhe Tirana do zbardhet nga bora

Më: 7 janar 2019 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Reshjet e dëborës kanë krijuar probleme në shumë zona të vendit, por dëbora mbetet dëshira më e madhe e kryeqytetasve në çdo prag dimri.

Kjo e martë, sipas sinoptikanëve ka rezervuar jo vetëm mëngjesin më të ftohtë të kësaj jave, por në mbrëmje do të sjellë reshjet e para të dëborës për Tiranën.

“Dita më e ftohtë e javës do të jetë dita e së martës, pasi do të ketë vlera negative. Temperaturat do të jenë -12 apo edhe -13. Reshjet nisin natën e së martës rreth orës 8-9 dhe do jenë në formën e dëborës. 

Sigurisht që do të kemi reshje dëbore edhe në Tiranë. Do të jetë e përzier me shi, por që do të kemi reshje dëbore", thote meteorologia per Klan.

Edhe pse pritet një rritje e temperaturave nga e mërkura, në zonat bregdetare dhe të ulëta do të ketë reshje shiu.

“Reshjet nisin mbrëmjen e së martës. Shtohet intensiteti ditën e mërkurë deri të premten. Më pas ka përmirësim të kushteve të motit, pra pauzë e reshjeve deri në 15 Janar”.

Edhe pse temperaturat vijojnë të jetë të ulëta, situata e qarkullimit në akset rrugore të vendit është më e përmirësuar. Ndërkohë që në rrugën Ura Çerenecit-Steblevë në qarkun e Dibrës dhe rrugën Boboshticë-Dardhë në qarkun e Korçës qarkullohet ende vetëm me zinxhirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat