Demalia: Studentët na rezultuan flakë kashte

Shqipëria

Demalia: Studentët na rezultuan flakë kashte

Më: 8 janar 2019 Në ora: 06:10
Demalia

Nuk mund te rrinte pa nje mendim, Demalia nga SHBA. “Studentët rezultuan flakë kashte”, shprehet analisti Ilir Demalia teksa komenton protestën e studentëve. Në një shënim në Facebook të titulluar “Të bëshë pallë pa pallë”, Demalia shprehet se “nuk kishin artikulim, mendim, strategji, objekt”.

“Thjeshtë një protagonizëm ‘Alla shqiptaresh’ për pak vëmendje nga dhe paaftesia si produkt i kësaj shoqërie që është ngritur jo vetëm si sistem shkollor i degraduar pranueshmërisht tashmë, por edhe si kulturë politike shoqërore për degradim dhe depersonalizim të individit si shërbëtor i së keqes.

Me inflacionimin llahtarisës exelentash dhe masterash, por edhe si menyre e zhvillimit të shoqërisë në vlersimin e paaftesise së shërbim ndaj te keqes perbashket që kanë ngritur shqiptarët me ndërtimin ‘njeriut ‘demo(n)kritik’ pas ‘njeriut të ri’ si vazhdimësi…

Shqiptarët kanë ngritur një sistem rrumpalle për të bërë pallë, pa pallë”, shkruan Demalia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat