Babai plagosi djalin me thikë, ja si u zbulua krimi

Shqipëria

Babai plagosi djalin me thikë, ja si u zbulua krimi

Më: 8 janar 2019 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Shkon në gjendje të dehur, plagos djalin me thikë.

Një 65-vjeçar nga qyteti i Korçës është arrestuar nga Policia pasi akuzohet se ka plagosur djalin e tij pas një sherri në banesë. 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës rreth orës 19:40, në Lagjen Numër 5 të këtij qyteti. I plagosur ka mbetur Renato Sulejmani, i cili pas marrjes së ndihmës në Spitalin Rajonal të Korçës, mësohet nga mjekët se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë i ati i tij, Ylli Sulejmani, është ndaluar nga forcat e Policisë pak pas ngjarjes. Lajmi është marrë vesh pasi 36-vjeçari shkoi i plagosur në spital, ku më pas ka rrëfyer dhe se çfarë kishte ndodhur, që çoi më pas në arrestimin e babait të tij.

“Më datë 07.01.2019, në Lagjen Nr. 5 në Korçë, në banesë, shtetasi I.S., rreth 65 vjeç, pas një konflikti të çastit dyshohet se ka plagosur me thikë djalin e tij, shtetasin R.S., 36 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi I.S. ndodhet i shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat