Shuhet protesta, studentët rikthehen në auditore! Bojkoton një grup i vogël

Shqipëria

Shuhet protesta, studentët rikthehen në auditore! Bojkoton një grup i vogël

Më: 8 janar 2019 Në ora: 11:09
Ilustrim

Protesta e studentëve duket se ka marrë goditjen finale këtë të martë. Një pjesë e studentëve në disa fakultete në Tiranë dhe rrethe u janë kthyer auditoreve, raporton Ora News,  ndërkohë që grupe studentësh kanë zgjedhur të “protestojnë” duke bojkotuar mësimin nëpër auditore

Duket se i ftohti, afrimi i sezonit të provimeve, dhe përfshirja e PD-LSI, kanë qenë vendimtarë në zbehjen e vrullit të tyre pas festave.

Oborri i Kryeministrisë është bosh, aktulisht aty ndodhen me shume gazetare se studente

Studentët e Arkitekturës do të kenë një takim me pedagogët për t’i kërkuar dekanit garanci që nuk do të penalizohet asnjë nga studentët që protestojnë.

Raportohet se në Fakultetin e Juridikut studentët janë futur në mësim.

Kurse studentët tek Ekonomiku po zhvillojnë mbledhje për vijimin e protestës. Disa studentë kanë kërkuar të futen në mësim, por nuk janë lejuar.

Edhe studentët e Politeknikut kanë zhvilluar një orë mësimi këtë të martë dhe më tej janë shpërndarë, pasi nuk ka pasur pjesmarrje të madhe të tyre.

Nuk dihet nëse do të vijojë të bëhet mësim apo studentët do të mblidhen për të protestuar.

Edhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës raportohet se ka nisur mësimi në disa klasa me pak studentë.

Të hënën vetë studentët thanë se do të protestojnë edhe të martën për plotësimin e kërkesave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat