Presidenca rumune e BE-së, Shqipëria nis lobimin për hapjen e negociatave

Shqipëria

Presidenca rumune e BE-së, Shqipëria nis lobimin për hapjen e negociatave

Më: 8 janar 2019 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Hapja e negociatave është objektiv për Shqipërinë gjatë këtij viti.

Ndërsa Rumania mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian nga 1 janari 2019 deri në 30 qershor 2019, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka filluar lobimin me Presidencën rumune për çeljen e negociatave.

Ruçi i ka dërguar një letër Presidentit të Dhomës rumune, Dragnea dhe të Senatit rumun, Tariceanu.

Në letrën e tij Ruçi thekson se, “Shqipëria beson fort te suksesi i Presidencës rumune”, transmeton atsh. “Europa e zgjeruar, Europë më e fortë dhe konvergjente”, shprehet Ruçi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat