Mbërrin në Berat trupi i pajetë i Anxhelinës, nëna e sheh pas 12 vitesh - Bota Sot
Mbërrin në Berat trupi i pajetë i Anxhelinës, nëna e sheh pas 12 vitesh

Shqipëria

Mbërrin në Berat trupi i pajetë i Anxhelinës, nëna e sheh pas 12 vitesh

Më: 8 janar 2019 Në ora: 12:48
Nëna e Anxhelina Petros

Ka mbërritur në Berat trupi i pajetë i Anxhelina Petros, 29-vjeçarja që u vra barbarisht nga babai i saj Aleko Petro, më 2 Janar në Korfuz të Greqisë.

Ditën e nesërme, ajo do të përcillet për në banesën e fundit, ndërkohë që sot, trupi i saj i është dorëzuar nënës dhe familjarëve të tjerë që e reja kishte në Berat.

Sipas mediave greke mjeku ligjor ka përfunduar të gjitha procedurat ligjore dhe prokurori ka urdhëruar dërgimin e trupit të të ndjerës drejt Shqipërisë, një kërkesë që u bë nga nëna e Anxhelinës, e cila deklaronte pak ditë më parë se kishte 12 vite që nuk shihte vajzën e saj. Trupi u transportua pa pagesë nga zyra e Korfuzit në kufirin shqiptaro-grek (Mavromati)

Anxhelina do të varroset nga familja e nënës së saj, e cila prej vitesh ishte ndarë nga Aleko Petro.

Aleko Petro debatoi me të bijën për shkak të lidhjes që ajo kishte prej kohësh me një djalë afgan, dashuri të cilën shqiptari nuk e pranonte. Në debat e sipër në shtëpinë e tij, Aleko Petro e ka qëlluar plot 7 herë me një shufër hekuri të bijën në kokë, duke e lënë të vdekur. Më pas ai e ka varrosur 29 vjeçaren në oborrin e shtëpisë.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...