Priten temperatura më të ulëta dhe reshje bore, ja apeli për drejtuesit e mjeteve

Shqipëria

Priten temperatura më të ulëta dhe reshje bore, ja apeli për drejtuesit e mjeteve

Më: 8 janar 2019 Në ora: 15:55
Ilustrim

Në orët në vijim priten temperatura më të ulëta dhe në zona malore do të ketë edhe reshje bore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile bëjnë i bëjnë apel drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes dhe të përdorin goma dimërore, ose zinxhirë.

"Rekomandohet që në Segmentin Librazhd-Korçë-Kapshticë, Korçë-Ersekë qarkullimi i mjeteve të bëhet me goma dimërore gjatë natës, apo edhe me zinxhir nëse do të njoftojmë se është i nevojshëm në orët në vazhdim, pasi pritet që të ketë reshje bore dhe temperatura shumë të ulëta", sqaron ARRSH.

ARRSH dhe policia bëjnë apel që të tregohet kujdes dhe të respektohet sinjalistika rrugore. Drejtuesit të vendosin gomat dimërore në segmentet rrugore që janë problematike dhe të respektojnë Patrullën e Policisë në terren dhe të lëvizin me shpejtësi të reduktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat