Zyra e BE në Tiranë, apel prokurorëve për t’u bërë pjesë e SPAK-ut para 7 shkurtit

Shqipëria

Zyra e BE në Tiranë, apel prokurorëve për t’u bërë pjesë e SPAK-ut para 7 shkurtit

Më: 8 janar 2019 Në ora: 19:20
Bashkimi Europian

Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë i ka bërë apel prokurorëve shqiptarë që të aplikojnë para datës 7 shkurt, për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e njohur ndryshe si SPAK.

Sipas zyrës së BE-së në Tiranës, prokurorët shqiptarë kanë shansin për të dhënë një kontribut vendimtar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke aplikuar për t’u bërë anëtarë të SPAK-ut.

“Ne i inkurajojmë prokurorët kompetentë dhe të përkushtuar që të aplikojnë para datës 7 shkurt 2019”, shprehet zyra e BE-së në Tiranë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli ditën e djeshme fillimin e procedurave për plotësimin e 15 pozicioneve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat