Borë e dendur në Gjirokastër, bllokohet lëvizja në aksin Memaliaj-Kakavijë

Shqipëria

Borë e dendur në Gjirokastër, bllokohet lëvizja në aksin Memaliaj-Kakavijë

Më: 9 janar 2019 Në ora: 09:39
Gjirokastër

Reshjet e dendura të dëborë që kanë rënë gjatë mbrëmjes në qarkun e Gjirokastrës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në qytet dhe bllokimin e aksit kombëtar nga Memaliaj drejt pikës kufitare të Kakavijës.

Mësohet se edhe aksi nga Gjirokastra drejt Sarandës është i pakalueshëm. Raportohet se ka disa mjete borëpastruese që po pastrojnë, por do të marrë kohë zhbllokimi ndërsa reshjet vazhdojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat