Reshje bore në të gjithë Dibrën, disa fshatra të bllokuar

Shqipëria

Reshje bore në të gjithë Dibrën, disa fshatra të bllokuar

Më: 9 janar 2019 Në ora: 09:49
Pamje nga Dibra

Reshje të dendura dëbore në gjithë territorin e Dibrës.Trashësia e dëborës arin në 35-40 cm në disa zona si Selishtë, Lurë, Sllove, Kala e Dodës dhe deri 15 cm në qytetin e Peshkopisë.

Akset nacionale Peshkopi-Tiranë dhe Peshkopi-Kukës janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Rrugët rurale që lidhin Peshkopinë me njësitë administrative janë pjesërisht funksionale. Ndërsa Lura, Selishta dhe një pjese e madhe e fshatrave janë të bllokuara.

Në aksin Lezhë-Shkodër paraqitet rrezikshmëri për drejtuesit e automjeteve pasi dëbora e rënë ka ngrirë dhe firma e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve akoma nuk duket në terren.

Si pasojë e ngricave një automjet ka dalë nga rruga në Gjadër, fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat