Plotësim i kërkesave të studentëve sipas zotimit

Shqipëria

Plotësim i kërkesave të studentëve sipas zotimit

Më: 9 janar 2019 Në ora: 10:35
Edi Rama

“Kërkesat e studentëve do të plotësohen sipas afateve të publikuara dhe sipas zotimit, brenda janarit do të publikohet edhe Pakti për Universitetin, që shkon shumë përtej kërkesave”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur të gjithë atyre studentëve që ripërsërisin fjalinë “kur do të plotësosh kërkesat”.

Ndërkohë Kryeministri sqaroi të gjithë ata që ende janë skeptikë mbi vendimet e qeverisë për reduktimin e tarifave universitare. Sipas tij, gjithçka është publikuar në Fletoren Zyrtare.

“Deri në 3 të mëngjesit mbrëmë me qindra studentë që më mësynë whatsapin. Mesazhe lloj-lloj, nga më vulgaret tek më prekëset dhe edhe jo pak për të qeshur me zë. Shumë thoshin s’kanë dalë VKM në Fletore Zyrtare. Por mjafton një klik http://qbz.gov.al dy sy për të parë”, tha Rama.

E dyta që përsërisnin shumë prej tyre, tha Rama, “mesa duket me porosi nga nondaja, ishte fjalia kur do plotësosh kërkesat”.

“Kërkesat do të plotësohen sipas afateve të publikuara dhe sipas zotimit brenda janarit do publikohet edhe Pakti për Universitetin, që shkon shumë përtej kërkesave”, tha Rama.

Dhe e fundit për sa më ra më shumë në sy në atë dialog të pazakonshëm me lloj-lloj profilesh e pa asnjë lloj dorashke, siç më pëlqen mua, ishin ankesat e pafundme për pengmarrësit që nuk lënë shumicën të bëjë mësim. Kjo është e papranueshme e mund ta shtyjë mësimin në verë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat