Dëbora “mbush” Spitalin e Gjirokastrës, qytetarët fraktura nga kalldrëmet

Shqipëria

Dëbora “mbush” Spitalin e Gjirokastrës, qytetarët fraktura nga kalldrëmet

Më: 9 janar 2019 Në ora: 15:42
Gjirokastër

Pasojat e para të reshjeve të dëborës janë shfaqur edhe me shtrimet në spitalin rajonal.

Sipas mjekut ortoped, Murat Kaçi, janë paraqitur rastet e para të frakturave prej rrëshqitjeve në borë.

Kaçi pranon se situata e rënduar e qarkullimit po vështirëson mbërritjen në spital të pacientëve, sidomos nga zonat e thella.

“Kemi dy-tri raste që kanë marrë shërbimin tonë, dy i kemi të shtruar në spital, ndërsa tjetri me frakturë, me këtë të fundit që ka qenë edhe vet punonjës i shërbimit të Urgjencës. Kur themi që ka rrugë të bllokuara, vështirësia e komunikimit është e pranishme. Urojmë që të mos ketë raste të tilla më, por nëse ka do të vijnë me vonesë”, tha ortopedi Murat Kaçi.

Një pjesë e personelit të spitalit e ka pasur të pamundur të paraqitet në punë për shkak të vështirësive në qarkullim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat