Vrasja e dy motrave në Ballsh, vëllai pëson vdekje klinike

Shqipëria

Vrasja e dy motrave në Ballsh, vëllai pëson vdekje klinike

Më: 9 janar 2019 Në ora: 16:17
Gazmend Musta dhe Gentiana Çaushaj

Për pak sa nuk është thelluar edhe më shumë tregjedia në familjen Caushi të Ballshit, ku pak ditë më parë Gazmend Musta vrau bashkëshorten dhe motrën e saj.

Vëllai i tyre ka pësuar vdekje klinike si pasojë e tronditjes psikologjike nga ngjarja, në ceremoninë mortore.

Për fat të mirë gjendja e tij është përmirësuar, ka thënë kryebashkiaku i Ballshit, Agron Kapllanaj.

“Kam qenë prezent edhe gjatë ceremonisë së varrimit dhe kam parë që ata kanë përjetuar një dramë të vërtetë. Vëllai i dy viktimave ka pësuar vdekje klinike gjatë varrimit dhe më pas u shoqërua urgjent në spital. Falë Zotit ai sot është mire”, ka thënë kryebashkiaku.

Në gjendje të rënduar është babai i viktimave, për shkak edhe të problemeve të mëparshme shëndetësore.

Masakra me dy viktima ndodhi në datën 2 janar të këtij viti, ku Gazmend Musta masakroi me thikë gruan dhe motrën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat