Betohet Darian Pavli, gjyqtari i Shqipërisë në Strasburg

Shqipëria

Betohet Darian Pavli, gjyqtari i Shqipërisë në Strasburg

Më: 9 janar 2019 Në ora: 17:14
Darian Pavli

Në datë 7 janar Darian Pavli është betuar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Ai u përzgjodh nga Asambleja Parlamentare në Strasburg në datë 9 tetor pas tre refuzimeve.

Nga tre kandidaturat që kishte përzgjedhur Shqipëria, u zgjodh Darian Pavli, i cili garoi përballë dy kandidatëve të tjerë Marjana Semini dhe Sokol Berberit. Darian Pavli pason në këtë detyrë gjyqtarin Ledi Bianku.

Darian Pavli është jurist me 15 vjet përvojë në disenjimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë (Open Society Justice Initiative, Human Rights Watch), përfshirë rajonin e Këshillit të Evropës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat