ARRSH: Ja akset problematike nga moti i keq - Bota Sot
ARRSH: Ja akset problematike nga moti i keq

Shqipëria

ARRSH: Ja akset problematike nga moti i keq

Më: 9 janar 2019 Në ora: 19:35
ARRSH

Pas reshjeve të dëborës dhe bllokimit të rrugëve, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), jep informacion për gjendjen e akseve nga veri në jug, ndërsa ripërsërit apelin ndaj drejtueseve të mjeteve të respektojnë udhëzimet përkatëse.

Pas hedhjes së kripës dhe pastrimit në rrugë si dhe rikthimit të reshjeve të shiut në disa zona të vendit, qarkullim i mjeteve është normalizuar, por krahas kësaj, ka ende segmente që vijojnë të jenë nën pushtetin e ngricave.

“Qafë Thanë-Kapshticë dhe Qafë Qarri-Ersekë qarkullimi behët me zinxhir. Tepelenë-Kakavijë kanë filluar reshjet e shiut, qarkullimi është i mundur pa zinxhir, por duhet të bëhet me kujdes.

Në Pukë Fushë Arëz Qafë Mali, Hani i Hotit Tamarë, Dedaj-Razëm, Qafë Laç-Koman, Qafë Mali- Fierzë, Kuben- Vasije qarkullimi bëhet me zinxhir.

Segmenti Fierzë-Ura e Bujanit-Qafë Morinë, i qarkullueshëm me zinxhir. Aksi Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Bushtricë, i qarkullueshëm me zinxhir.

Segmenti Kukës Krumë, Krumë Qafë Prushi, Plepa-Kam të qarkullueshëm me zinxhir.

Rekomandojmë drejtuesit e mjeteve të vendosin zinxhir në segmentet rrugore, për të cilat ju kemi lajmëruar, të respektojnë sinjalistikën, të ulin shpejtësinë, të tregohen të kujdesshë sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit dhe të ndjekin udhëzimet e Patrullës Rrugore”, njofton ARRSH.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...