Reshjet e borës, rruga e pastër në pikën kufitare të Kakavijës

Shqipëria

Reshjet e borës, rruga e pastër në pikën kufitare të Kakavijës

Më: 9 janar 2019 Në ora: 21:17
Ilustrim

Edhe pse reshjet e dëborës kanë përfshirë vendin tonë ditën e fundit kanë qenë të shumta, autoritetet lokale dhe ato qendrore janë në gatishmëri për të përballuar situatën.

Një nga qarqet që ka patur reshje të konsiderueshme të dëborës është edhe ai i Gjirokastrës.

Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), prefekti i qarkut të Gjirokastrës, Astrit Aliaj, bën me dije se aksi rrugor në pikën kufitare të Kakavijës është pastruar nga dëbora.

“Ka filluar rrebesh shiu në rrugën Dropull-Kakavijë. Gjatë inspektimeve të mija, kontrollova pikën kufitare në Kakavijë. Aty kanë mbërritur dy autobusë me destinacion Greqinë. Rruga është e pastruar. Për pastrimin e saj janë angazhuar disa mjete borëpastruese si dhe një ndihmë të madhe e dhanë edhe reshjet e shiut, të cilat shkrinë ngricat dhe dëborën. Qarkullimi është mëse normal në aksin e Kakavijës” – theksoi prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj.

Reshjet e dëborës kanë qenë intensive në të gjithë vendin duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.

ARRSH dhe kontraktorët për të shmangur aksidentet rrugore me pasoja, janë duke hedhur kripë dhe skorje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat