E pezulloi Adriatik Llalla në 2017-n, prokurorja Alma Muça sot para Vettingut

Shqipëria

E pezulloi Adriatik Llalla në 2017-n, prokurorja Alma Muça sot para Vettingut

Më: 10 janar 2019 Në ora: 08:27
Vettingut

Prokurorja në Prokurorinë e Përgjithshme Alma Muça, do të dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’u njohur me rezultatet e verifikimit për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e prokurores përbëhet nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Valbona Sanxhaktari.

Në shkurt të vitit 2017, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, e pezulloi dhe nisi hetimin ndaj prokurores Alma Muça për shkak të qëndrimit të dyshimtë që ka mbajtur në Gjykatën e Lartë, ku po shqyrtohej rekursi për një ngjarje të rëndë në Vlorë, ndodhur në vitin 2015, ku kanë mbetur të vdekur 3 persona pas një konflikti të armatosur.

Bëhet fjalë për masakrën e Coles. Po gjatë ditës së sotme, para trupit gjykues të përbërë nga Genta Tafa, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari do të dalë Adrian Shega, këshilltar në Gjykatën e Lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat