Reshjet e dëborës, pezullohet mësimi edhe në Pukë dhe Dibër

Shqipëria

Reshjet e dëborës, pezullohet mësimi edhe në Pukë dhe Dibër

Më: 10 janar 2019 Në ora: 08:58
Pamje nga Puka

Reshjet e dëborës kanë paralizuar qarkullimin në gjithë fshatrat e Pukës,  ndërsa reshjet kanë shkaktuar vështirësi qarkullimi edhe në akset nacionale.

Si pasojë e kësaj gjendjeje, procesi mësimor në ditën e sotme është pezulluar. Edhe qarku i Dibrës është i bllokuar në rrugët e fshatrave dhe trashësia e dëborës arrin deri në 1 metër.

Nga moti i keq dhe kushtet e vështira atmosferike, edhe në qarkun e Korçës raportohen problematika në qarkullim. Trashësia e dëborës në zonat malore shkon në 90 cm,  ndërsa në qytet në  30 centimetra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat