Bregdeti shqiptar me reshje bore e shiu

Shqipëria

Bregdeti shqiptar me reshje bore e shiu

Më: 10 janar 2019 Në ora: 09:16
Ilustrim

Shqipëria ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti kryesisht do të jetë i vranët në të gjithë vendin.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të ketë reshje të vazhdueshme shiu me intensitet të ulët e mesatar.

Reshje bore do të ketë në lartësitë mbi 500-800 metër. Në mesditë reshjet e shiut do të fitojnë intensitet të lartë dhe hera herës në formën e rrëbeshëve kryesisht në bregdet. Reshjet e borës me intensitet të lartë kryesisht do të jenë në Veri e Verilindje të vendit. Reshjet do të humbin intensitet pasdite.

Prezente gjatë ditës do të kemi mjegull e mjegullinë për shkak të reshjeve. Njëkohësisht do të ketë depozitim të dëborës për shkak të temperaturave të ulëta si dhe ngrica.

Era do të fryjë Juglindje -Verilindje 1-12 m/sek. Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër        0/5 re shi borë

Kukës -2/-1re borë

Lezhë 2/5 re shi borë

Dibër  -3/-1 re borë

Durrës 4/9 re shi rrufe

Tiranë            2/8 re shi

Elbasan         0/6 re shi borë

Berat  -1/7 re shi

Vlorë  4/10 re shi

Korçë -3/-1 re borë

Gjirokastër   -1/3 re borë

Sarandë        3/10 re shi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat