Vasili: Edhe ambasadori Soreca e di që Rama sabotoi operacionin 'Forca e Ligjit'

Shqipëria

Vasili: Edhe ambasadori Soreca e di që Rama sabotoi operacionin 'Forca e Ligjit'

Më: 10 janar 2019 Në ora: 10:23
Petrit Vasili 

Kryetari i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili  ka komentuar një deklaratë të fortë të ambasadorit të BE-së në vendin tonë Luigi Soreca, i cili shfaqet i shqetësuar për bllokimin e operacionit “Forca e Ligjit: të iniciuar dhe nisur nga ish-ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj. Vasili shkruan se arsyeja e histerisë dh insistimit të Edi Ramë për të vendosur ministër të Brendshëm këshilltarin e tij Sandër Lleshaj, ka pasur lidhje pikërisht me sabotimin dhe bllokimin e këtij operacioni anti-krim.

Statusi i plotë i Petrit Vasilit në FB:

Skandali. Soreca tregon qartë se operacioni "Forca e ligjit" u ndal nga Edi Rama, nëpërmjet Lleshajt!!!

Edi Rama insistoi deri në histeri, për emërimin e ministrit Lleshaj edhe duke shkelur kushtetutën e ligjin. Arsyeja e insistimit të tij është shumë e qartë sot dhe histeria e Edi Ramës ishte plotësisht e motivuar, sepse operacioni "Forca e Ligjit" i ndërmarrë nga ministri Xhafaj në atë kohe kishte shkelur dukshëm në kallo dhe Lleshaj, ishte tamponi politik për ta ndalur operacionin dhe për tu dhënë krimineleve kohë për tu larguar e për të marrë masat.

Lidhjet e forta dhe kriminalizimi i qeverisë së Edi Ramës i impononin asaj që t'i shërbente krimit të organizuar, si dhe të ndalnin goditjen ndaj tij si haraç, për përdorimin e tij në zgjedhjet dhe grabitjen e votave, por edhe në kriminalizimin e ekonomisë dhe krijimit të hapësirave pa fund, për pastrimin e parave të pista.

Ambasadori i BE në Tiranë evidenton qartë që ky operacion i suksesshëm është ndalur në mes, kur duhet të ndodhte e kundërta.
Ministri Lleshaj me të marrë detyrën u kujdes "fort" që si prioritet të mos ishte vazhdimësia e operacionit të sukseshëm "Forca e Ligjit" të nisur nga ministri Xhafaj, por kafet dhe barku i rritur i policëve.
Ndaj Edi Ramës dhe ministrit Lleshaj, sot rëndon akuza shumë e rëndë se duke shpërdoruar detyrën kanë sabotuar me qëllim luftën ndaj krimit të organizuar.

Deklarata e çmuar e z. Soreca e tregon qartë ketë dhe mund ta lexoni vetë:

"Shqipëria dhe Ministria e Brendshme në vjeshtën e vitit 2018 iu nënshtruan operacioneve shumë të rëndësishme për zbatimin e ligjit kundër krimit të organizuar. Grupi i punës “Forca e Ligjit” ishte shumë efektiv dhe ne presim që kjo të vazhdojë. Dhe unë pres me padurim ta takoj sërish ministrin Lleshaj sa më parë për të diskutuar si ta vazhdojmë këtë punë, edhe kundër krimit të organizuar” – thotë Soreca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat