Në shkollat e Librazhdit pezullohet mësimi, ja situata në Elbasan dhe Gramsh

Shqipëria

Në shkollat e Librazhdit pezullohet mësimi, ja situata në Elbasan dhe Gramsh

Më: 10 janar 2019 Në ora: 10:32
Librazhdi

Situata me motin e keq, e shoqëruar me reshje të dendura dëbore, ja sjellë pezullimin e mësimit në disa shkolla të vendit.

Zyra e Arsimit në rrethin e Librazhdit ka vendosur që të pezullojë mësimin në të gjitha shkollat.

Rrethi Elbasan nuk zhvillon mësim ne 4 shkolla nga 98 qe ka gjithsej. Nuk zhvillohet mësim ne shkollat “Ibrahim Bozhiqi” Qafe ,”Guri i Zi, Qarret, dhe Shmil sepse është rruga e bllokuar.

Në shkollat e lartpërmendura mësojnë në total 312 nxënës.

Rrethi Gramsh nuk zhvillon mësim vetëm në shkollën “Tahir Sadiku”, Lenie, pasi rruga është e bllokuar.

Ndërkaq vijon procesi mësimor në të gjithë shkollat e Peqinit. Në 3 shkolla, “Zinim Magani”, Pajove e Gjocaj, zhvillohet mësim me orar të reduktuar pasi mungon ngrohja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat