Meta mesazh ngushëllimi për vdekjen e Mikel Jankut

Shqipëria

Meta mesazh ngushëllimi për vdekjen e Mikel Jankut

Më: 10 janar 2019 Në ora: 12:42
Mikel Janku

Presidenti Ilir Meta ka përcjellë përmes një mesazhi ngushëllimi respektin e tij për Mikel Jankun, i cili u nda nga jeta këtë të premte.

Ndaj sot dhimbjen e thellë bashkë me familjen Janku, miqtë e të afërmit dhe mbarë sportdashësit, për ndarjen nga jeta të Mikel Jankut, këtij personaliteti të shquar, të futbollit e sportit dhe gazetarisë sportive.

Mikel Janku do të kujtohet me nderim, jo vetëm për kontributin si titullar i “Partizanit” të madh të atyre viteve dhe i ekipit kombëtar, por edhe si shembull i qytetarisë dhe edukimit të brezave të rinj me vlerat më të mira sportive e njerëzore.

U prehsh në paqe, në lartësitë e pafundme aviatori ynë i dashur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat