I “pritet koka” kryetarit të Gjykatës së Shkodrës

Shqipëria

I “pritet koka” kryetarit të Gjykatës së Shkodrës

Më: 10 janar 2019 Në ora: 12:43
Arben Zefi

Ashtu siç ishte paralajmëruar në seancën dëgjimore, këtë të premte vettingu i “ka prerë kokën” drejtuesit të Gjykatës së Shkodrës, gjyqtarit Arben Zefi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur që ta shkarkojë Zefin sot me argumentin se ai ka probleme në të trija shtyllat e vlerësimit që kryen vettingu në gjyqësor.

Në seancën dëgjimore KPK konfirmoi se Zefi kishte në pronësi një apartament 132 metra katrorë si dhe dy automjete, pasuri për të cilat ai nuk kishte bërë deklarim. Gjithashtu në seancën dëgjimore KPK vuri në dukje se kryegjyqtari i Shkodrës nuk kishte deklaruar një shumë prej 50 mijë eurosh të marrë kredi.

Nga ana tjetër DSIK vlerësoi se Arben Zefi kishte dhe kontakte të papërshtatshme me botën e krimit, argumente të cilat sot sollën dhe shkarkimin e tij si gjyqtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat